Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një nga organizimet sportive që është zhvilluar sot në shënimin e muajit të rinisë.
Osmani ka takuar futbollistet e reja të klubit të futbollit për femra ‘’Prishtina’’ dhe ‘’Brezovica’’, ku përmes një video mesazhi tha se duhet t’i inkurajojnë vajzat që të merren me sport pasi “nuk ka maja të cilat ato nuk mund t’i arrijnë”.
“Po i shihni janë vajzat nga Klubi futbollistik ‘Prishtina’, nga Klubi ‘Brezovica’ dhe klube të tjera. Jemi këtu për ta festuar muajin e rinisë e nuk ka mënyrë më të bukur se sa t’i inkurajojmë të gjitha vajzat e Kosovës, që të luajnë futboll e të merren me sporte tjera, sepse nuk ka maja të cilat ato nuk mund t’i arrijnë”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/