Site icon Telegrafi

Osmani: Nuk është as burrëri dhe as trimëri gjuajtja me armë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, duke e kujtuar rastet e humbjes së jetës së qytetarëve nga plumbat qorr, ka theksuar se ky akt nuk është trimëri.

Ajo ka treguar për humbjen e jetës së një nëne nga Peja, e cila ishte ne shtëpinë e saj në momentin kur plumbi qorr e goditi atë dhe si pasojë e kësaj kishte ndërruar jetë.

“Nuk ka as burrni, as trimëri, por vetëm mungesë përgjegjësie. Është për keqardhje kur ne flasim me terma teknik dhe qesharakë, neve që na takon të flasim dhe të sigurohemi se ligji vlen për të gjithë, ku për shkelje të ligjeve paguajmë të gjithë njësoj, pavarësisht se a janë qytetarë apo qeveritar”, ka shtuar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version