Site icon Telegrafi

Osmani: Nuk e kemi kërkuar votën e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë

Deputetja  e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës për media ka folur edhe mocionin e ndërmarr nga LDK-ja, për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Osmani tha se deri më tani i kanë mbledhur 58 nënshkrime.

Ajo potencoi se nuk e kanë kërkuar votën e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë, dhe se një gjë të tillë nuk do ta bëjnë.

Sipas saj, LDK-ja nuk mund të kontrolloj votën e asnjë deputeti në momentin kur mocioni për rrëzimin e Qeverisë të vihet në votim, në Kuvendin e Kosovës.

“58 nënshkrime i kemi mbledhur deri tani. Nuk do t’i kërkojmë nënshkrimet e Listës Serbe. Mirëpo një gjë ta keni të qartë kur të shkojmë në Kuvend dhe të vendoset në votim ne nuk mund ta kontrollojmë votën e deputetëve”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version