Telegrafi

Osmani nis takimin me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Temat që do të diskutohen në këtë takim nuk janë bërë të ditura, ndërkaq pas takimit nuk pritet që të ketë deklaratë.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Sekretari i NATO-s pritet që të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron në një vizitë një ditore në Kosovë. /Telegrafi/