Site icon Telegrafi

Osmani ngushëllon familjen Gashi: Ai dëshmoi përkushtim për fjalën e shkruar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit të gazetarëve dhe shkrimtarëve për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit Adem Gashi.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit e shkrimtarit Adem Gashi. Ai dëshmoi përkushtim për fjalën e shkruar, ndaj la gjurmë dhe trashëgimi të pashlyeshme në fushën e krijimtarisë letrare, duke bërë që disa nga tekstet e tij të shndërrohen në këngë ikonike. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit të gazetarëve dhe shkrimtarëve! I përhershëm qoftë kujtimi për Adem Gashi!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot është ndarë nga jeta shkrimtari Adem Gashi, i lindur më 18.10.1953 në Nekoc të Gllogocit. Në vendlindje Gashi u varros sonte në ora 15:00 në prani të familjarëve e miqve të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version