Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e gazetarit Sulejman Gashi, për vdekjen e tij.
Përmes një njoftimi, Osmani u shpreh se ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe për të gjithë.
Ajo tha se veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën.
Lexoni më poshtë telegramin e plotë:
E nderuar Familje Gashi,
Ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve. Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar. Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën! Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime. Sulejman Gashi u prehtë në paqe! /Telegrafi/