Telegrafi

Osmani: Nekibe Kelmendi pavarësisht sfidave, gjeti kurajon që tërë jetën e saj t’ia kushtoj angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu e ka kujtuar ish-ministren e drejtësisë, Nekibe Kelmendi, në njëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes.

Presidentja Osmani ka thënë se Nekibe Kelmendi, pavarësisht sfidave jetësore nga vrasja e bashkëshortit dhe dy djemve nga regjimi gjenocidal i Serbisë, megjithatë gjeti kurajon që tërë jetën e saj t`ia kushtoj angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sot u bënë njëmbëdhjetë vjet nga ikja e gruas stoike, politikanes së urtë dhe ish-ministres së drejtësisë, znj.Nekibe Kelmendi, e cila pavarësisht sfidave jetësore nga vrasja e bashkëshortit dhe dy djemve nga regjimi gjenocidal i Serbisë, megjithatë gjeti kurajon që tërë jetën e saj t`ia kushtoj angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ajo mbetet modeli i gruas së angazhuar, konsistente dhe e cila nuk u dorëzua asnjëherë.
Veprimtaria e saj prej disa dekadash është dëshmi e kohës për kontributin e çmuar të grave në rrugëtimin e Kosovës në të gjitha periudhat historike.
Kujtimi për znj. Nekibe Kelmendi do të jetë i përhershëm, sikurse vepra e saj që do të mbetet frymëzim për brezat e tashëm dhe të ardhshëm!