Gjatë qëndrimit në Washington, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, sot u prit në Capitol Hill nga Senatori Chuck Grassley, kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësi.
Gjatë këtij takimi u diskutua bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë bashkëpunimi me shtetin e Iowas.
Deputetja Osmani po ashtu po merr pjesë në konferencën globale parlamentare bashkë me delegacionin e Kuvendit të Kosovës.
Sot para përfaqësuesve të 65 shteteve nga e gjithë bota foli si paneliste për sfidat dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e arsimit dhe punësimit të rinisë. Gjatë këtyre ditëve, delegacioni kosovar është takuar me kryetarë parlamentesh e deputetë nga shumë vende të botës, dhe në veçanti me përfaqësues të shteteve jonjohëse. /Telegrafi/