Site icon Telegrafi

Osmani në takime të ndara me kryeministrin e Lihtenshtajnit dhe presidentin e Lituanisë, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch dhe presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda.

Me këtë të fundit Osmani ka njoftuar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

Lexo po ashtu Deklarata e Osmanit nga Spanja për sulmin terrorist ndaj Kosovës dhe takimet me Scholz, Macron, Sunak e liderët tjerë evropianë

“Lituania është aleat vendimtar dhe mbështetës i fuqishëm i vendit tone. Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej lidhjet ton”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.

Ndërsa me kryeministrin Risch, Osmani ka thënë se ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë si dhe ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, presidencën e radhës të së cilit do ta ketë ky vend.

“Pata një takim të mirë me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit të sigurisë. Në dritën e së ardhmes së Lihtenshtajnit në presidencës e Këshillit të Evropës, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar tutje ajo.

 

Ndryshe, këto takime presidentja Osmani i ka zhvilluar në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane. Ajo ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version