Telegrafi

​Osmani në takim me kryeministren e Zelandës së Re: Bota është më paqësore kur i japim hapësirë grave

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se bota është më paqësore, më e drejtë dhe më demokratike kur i jipet hapësirë e barabartë zërave të grave dhe vajzave.

“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë. Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/