Site icon Telegrafi

Osmani në Mynih takon presidentin estonez: Nuk jemi vetëm në rrugën euroatlantike, Estonia është pranë nesh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Estonisë, Alar Karis, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve.

“Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës,” shkroi ajo.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë dhe integrimet euroatlantike.

Konferenca e Sigurisë në Mynih mbledh liderë nga e gjithë bota për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë globale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version