Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani thotë se nuk presion të madh ndërkombëtar e nuk ka pasur as për marrëveshjen e demarkacionit.
Osmani ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, se jemi informuar nga shtetet e Quintit se e kanë njoftuar zonjën Mogherini se nuk mund të garantojnë votat në Kuvendin e Kosovës nëse arrihet ndonjë marrëveshje Thaçi- Vuçiq.
“Për situatën aktuale për kufijtë, ne jemi informuar nga Quinti dhe të tjerë faktorë ndërkombëtarë, se këto e kanë informuar zonjën Mogherini nuk duhet të presë nga Quint-i se ky i fundit do t’i bëj votat në Kuvendin e Kosovës”, tha Osmani.
Deputetja e LDK-së ka thënë se ka dëgjuar nga zyrtarët e lartë gjerman se Vuçiq dhe Thaçi janë duke biseduar për çështjen e kufijve.
“Nga muaji mars kam dëgjuar në Kosovë nga zyrtarë të lartë nga Gjermania që Thaçi dhe Vuçiq janë duke negociuar për çështje të kufijve, që sipas Gjermanisë nënkupton ndarje”, tha Osmani, përcjell Telegrafi.
Sipas Osmanit shumica e shteteve besojnë se Serbia në fund nuk do të jep asnjë milimetër, por tema e Preshëvës është hapur vetëm për të thyer tabunë e kufijve.
“Në fund ata supozojnë se Kosova do të jep veriun në këmbim të njohjes, por edhe ajo nuk do të ndodh, por BE-ja e përdorë atë situatën e ambiguitetit”, tha Osmani./Telegrafi/