Site icon Telegrafi

Osmani në Londër, bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë nderime para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, në Londër.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu, kanë bërë homazhe për Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila ka vdekur në moshën 96-vjeçare më tetë shtator, duke u njohur kështu si monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.

Osmani të shtunën e 17 shtatorit, është ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth.

“Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, kanë bërë nderime para arkivolit të Mbretreshës Elizabeth II, në Westminster Hall në Londër”, thuhet në njofitmin e zyrës së presidencës.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë presidentja Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ku ka thënë se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth.

“Sot i kemi bërë nderimet tona LS mbretëreshës së ndjerë  para arkivolit te saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër. Ne u bashkohemi kolegëve të tjerë dhe popullit të  Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të tërë përkushtuar  ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version