Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është pritur të zgjedhet kryesia e re e kësaj partie, por kjo nuk ka ndodhur.
Vjosa Osmani nga LDK, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar se si t’i fitojnë zgjedhjet.
“Kemi diskutuar se si do t’i fitojmë zgjedhjet, dhe kemi me i fitu. Me rëndësi është që kemi disktuuar për programin tonë, për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarrim të gjitha palët e Këshillit të Përgjithshëm, degët, të gjithë së bashku që t’i fitojmë zgjidhjet”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.
Osmani, e pyetur se kush është bartësi më i mirë i listës sipas saj, ajo nuk ka dhënë ndonjë emër.
“Personalisht mendoj që do t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë ajo./Telegrafi/