Site icon Telegrafi

Osmani në Kalabri nderohet me çmimin “Gjergj Kastrioti”, inaugurohet edhe sheshi me emrin “Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.

Atje Osmani është nderuar me çmimin “Gjergj Kastrioti” nga Komuna e Frasnitës, për të cilin ka thënë se është mirënjohje për betejën historike të Kosovës për liri si dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Lexo po ashtu Arbëreshët e Italisë mirëpresin me këngë e lule presidenten Osmani

“Arbëreshët, shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar! Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre”.

“Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falënderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar”, ka shkruar presidentja në rrjetin social Facebook.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se në Arbëri, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, është inauguruar sheshi i cili e mban emrin “Kosova”.

“Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!”, ka përfunduar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version