Site icon Telegrafi

Osmani në Gollak: Kosova nuk do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë

Me përkrahjen e fortë qytetare për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pas 6 tetorit, Kosova nuk do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë me parterët tanë, ka thënë kandidatja e LDK-së për Kryeministre, gjatë një takimi me banorët e zonës së Gollakut.

“Me fitoren e LDK-së, Kosova do të qeveriset me duar të pastra, nga njerëz të punës dhe pendës, nga njerëz që kanë punuar me nderë. Kosova sot ka një imazh shumë të keq. Kosova sot përfaqësohet nga njerëz që kanë shkatërruar miqësitë, të cilat me shumë mund i ka ndërtuar presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova”, tha Osmani.

Ajo pohoi se vetëm LDK-ja është parti që i ka dyert e hapura çdokund në botë.

Exit mobile version