Site icon Telegrafi

Osmani në FSK: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet objektivi kryesor

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti vizituan kazermën e FSK-së.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, Osmani tha se amaneti i të parëve është jetësuar sepse kemi shtetin dhe ushtrinë.

“Ushtria e Kosovës është produkt i Kosovës për liri, i rezistencës së një populli të tërë, i gjakut të dëshmorëve, por edhe i miqësisë së hershme e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian që ishte nisur si mision strategjik nga presidenti ynë historik, dr.Ibrahim Rugova”, deklaroi ndër tjerash Osmani.

Ajo shtoi se do të punojnë pa rreshtur që ta bëjnë realitet Kosovën që duam .

“Të dashur ushtarakë, ju duhet të ndiheni krenarë që jeni pjesë e një formacioni ushtarak i cili ka veç një mision: mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurisë e qytetarëve të Republikës pa dallim. Do të punojmë pareshtur që të bëjmë realitet Kosovën që duam Ne, vend të sigurt, ku respektohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, vend të zhvilluar ekonomikisht, të integruar në NATO, Bashkimin Evropian dhe në strukturat tjera euroatlantike. Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet objektivi kryesor strategjik i Republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë”, tha Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version