Site icon Telegrafi

Osmani në Facebook me thënie të Jusuf Gërvallës – “Kush u mundue për nder, nder ka gjetë”

Në kohën kur tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë në fazën e fundit të takimeve për lidhjen e koalicionit qeverisës, Vjosa Osmani ka publikuar një thënie të veprimtarit Jusuf Gërvalla.

 “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, është postimi që ka publikuar Osmani në Facebook.

E derisa Osmani ka publikuar thënien, po raportohet në mënyra të ndryshme marrëveshja mes LVV-LDK.

Lexo po ashtu LVV-LDK pajtohen për bashkëqeverisje - nesër pritet dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit dhe nënshkrimi i marrëveshjes

Telegrafi, më herët ka raportuar se dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë përafruar qëndrimet për bashkëqeverisje që çojnë në marrëveshje përfundimtare.

Siç mëson Telegrafi, pas këmbënguljes së LDK-së, Vetëvendosje do të lëshojë pe dhe Glauk Konjfuca pritet që nesër të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit duke marrë tjetër post të lartë.

Lexo po ashtu Nagavci: Të hënën do të kemi Qeverinë Kurti

Edhe pse ende nuk dihet se kush do t’ia zë vendin Konjufcës, nënkryetarja e LDK-së, është apostrofuar më herët për këtë post.

Ndërkaq, marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet të dielën dhe të bëhet publike edhe zyrtarisht nga këto parti./Telegrafi/

Exit mobile version