Site icon Telegrafi

Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit: Sot kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura

Foto: Arkiv

Sot shënohet 27 janari, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Kjo datë u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pasi shënon ditën e çlirimit të kampit famëkeq të Auschwitz në vitin 1945.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot kujtojnë njerëzit e pafajshëm që kanë humbur jetën.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura në një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore”, thuhet në postimin e Osmanit në platformën “X”.

Tutje, ajo ka shkruar se kjo ditë shërben si një kujtesë për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja, paragjykimet dhe fanatizmi.

Lexo po ashtu Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, historia e hebrenjve në Shqipëri

Ndryshe, më 27 janar 79 vite më parë, trupat ruse hynë në kampin e përqendrimit të Auschwitz, në Poloninë jugore, duke liruar ata pak të burgosur që i kishin mbijetuar torturave të vazhdueshme dhe epidemisë së tifos që kishte kapluar burgjet naziste.

Nga viti 1933 deri më 1945 Gjermania ngriti më shumë se 1000 kampe përqendrimi dhe vende burgimi.

Kujtimi i këtyre masakrave të së shkuarës në fakt i shërben mbi të gjitha të ardhmes së njerëzimit. Duke mbajtur gjallë kujtesën e këtyre akteve çnjerëzore, ne ndihmojmë brezat e ardhshëm të ndërgjegjësohen duke mos lejuar që historia të përsëritet./Telegrafi/

Exit mobile version