Telegrafi

Osmani: Në Ditën e Veteranit të UÇK-së kujtojmë vajzat e djemtë që mundësuan lirinë tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Veteranit të UÇK-së kujtojnë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë Çlirimtare të Ko, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

Osmani thekson se sot në Ditën e Veteranit kujtohet sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së.

“Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë.

Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/