Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ka thënë se shoqëria duhet të hedhë dritë mbi forcën e pabesueshme dhe potencialin e tyre.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Vajzave, ne hedhim dritë mbi forcën e pabesueshme, qëndrueshmërinë dhe potencialin e pakufishëm të vajzave tona”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
Ajo tutje ka shtuar se duhet përforcuar zërat dhe aspiratat e tyre e “të qëndrojmë së bashku për të fuqizuar gjeneratën tonë të ardhshme të udhëheqësve, ndryshim-bërësve dhe pionierëve”.
This Int’l Day of the Girl Child, we shine light on the incredible strength, resilience & boundless potential of our girls.
We must amplify their voices & aspirations, and stand together to empower our future generation of leaders, change-makers, and trailblazers. pic.twitter.com/uu3szn6uIk
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 11, 2023
11 tetori është përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dedikuar vajzave.
Gjatë kësaj dite organizohen ngjarje për të diskutuar rreth sfidave me të cilat përballen vajzat. /Telegrafi/