Telegrafi

Osmani në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të El Salvadorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të mandatit të dytë të Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele.

Kjo është edhe arsyeja kryesore e vizitës së Presidentes Osmani në El Salvador, e cila u ftua nga Presidenti Bukele.

Osmani ka publikuar pamje nga arritja e saj në ceremoni dhe parakalimi në tapetin e kuq.

Ndryshe në kuadër të kësaj vizite Osmani ka takuar homologë nga vende të ndryshme të botës.

Në San Salvador, ajo u takua me Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, me të cilën diskutuan për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes dy shteteve.

Poashtu ajo takoi sot Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría.

Kosova ka pasur vështirësi në shtrirjen e njohjeve në vendet e Amerikës Latine, derisa kjo vizitë e Presidentes po shihet si një mundësi për lobim në këtë pjesë të botës.