Site icon Telegrafi

Osmani në Budapest, diskutime me liderë nga vende të ndryshme të botës

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Hungari ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në kuadër të Samitit, Osmani ka zhvilluar takime bilaterale me liderë të shteteve të fuqishme evropiane.

Osmani u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emanuel Macron, atë të Turqisë Recep Tayip Erdogan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskiy e shumë personalitete tjera të Evropës.

Ndryshe takimi i Komunitetit Politik Evropian ka mbledhur liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti, në Budapest

Osmani po merr pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomike./Telegrafi/

Exit mobile version