Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Kosta Rikës, Rodrigo Chaves, në kuadër të vizitës së saj në këtë vend.
Në takim janë diskutuar marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë dhe si dhe politikën e jashtme.
“Me Presidentin Chaves u pajtuam që t’i çojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale në lartësi të reja, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe rritjen e interaksionit ekonomik e tregtar”.
E para e shtetit tonë njoftoi presidentin Chaves për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare.
“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” ka thënë tutje Presidentja Osmani./Telegrafi/