Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 24 vjetorin e fillimit të sulmeve mbi familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, ka përkujtuar trimërinë dhe sakrificën e tyre për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Osmani, përmes një postimi në Twitter, tha se 24 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Milosheviqit rrethoi dhe vrau brutalisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë shumë fëmijë.
“Sot nderojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Ne kurrë nuk do të harrojmë dhe do të vazhdojmë të jemi avokatë të zëshëm për drejtësinë”, ka shkruar Osmani.
24 years ago, Milosevic’s genocidal regime besieged & brutally murdered 59 members of the Jashari family, incl. many children.
Today we honor their bravery & sacrifice for a free & independent Kosovo.
We will #NeverForget & we will continue to be vocal advocates for justice. pic.twitter.com/XVjmnmSk6c
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 5, 2022
Presidentja Osmani, duke folur sot në ceremoninë që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në shënimin e Epopesë së UÇK-së, tha se sa Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), po rritet çdo ditë e më shumë.
Teksa ka përmendur luftën në Ukrainë, ajo tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm që të ruhet paqja në rajon.
“Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë, andaj anëtarësimi është më i domosdoshëm se kurrë dhe është parakusht për paqen në rajon”, tha Osmani. /Telegrafi/