Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, në një ceremoni të organizuar ka ndarë medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e Armatosura të Turqisë, e cila i është dorëzuar Ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar.
“Roli i Forcave të Armatosura të Turqisë gjatë intervenimit të NATO-s në vitin 1999, në shërbimin e tyre në KFOR përgjatë 23 viteve si dhe në ndihmën e bashkëpunimin bilateral në raport me FSK-në, është i jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë presidentja Osmani, transmeton Telegrafi.
Presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë vizitës zyrtare në Turqi, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla si dhe ministrat e linjës nga Republika e Turqisë, kanë nënshkruar edhe tri marrëveshje ndërshtetërore.
“Një takim shumë produktiv kishim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, me të cilin diskutuam për një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh në fushën e politikës së jashtme”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/