Telegrafi

Osmani: NATO është e ngulitur në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 74 vjetorin e themelimit të NATO-s.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën, por ajo është e ngulitur në historinë tonë.

“Sot, 74 vjet më parë, kombet demokratike u bashkuan për të formuar aleancën më të madhe të sigurisë që bota ka parë ndonjëherë.

NATO nuk është vetëm një partner i rëndësishëm për Kosovën. Është ngulitur në historinë tonë. Por më e rëndësishmja, është e ardhmja jonë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/