Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadiru, kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Osmani në një postim në Twitter ka shkruar se dy vendet tona do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin.
“E lumtur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Erdogan dhe t’i uroj atij dhe Zonjës së Parë dhe popullit të Turqisë të vazhdoi suksesin dhe prosperitetin. Ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin me Turqinë, një aleat të madh të popullit të Kosovës. Urime zoti President!”, ka shkruar Osmani.
Delighted to attend President @RTErdogan’s inauguration & wish him, First Lady @EmineErdogan and the people of Türkiye continued success & prosperity.
We'll continue to strengthen the partnership with 🇹🇷, a great ally of the people of 🇽🇰.
Tebrikler, Sayın Cumhurbaşkanı! pic.twitter.com/Bs0iP6iTHH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 4, 2023
Gjatë ceremonisë, Osmani ka shtuar se me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët. /Telegrafi/