Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, sot ishin të ftuar për të festuar Ditën e Falënderimeve.
Me këtë rast, Osmani tha se qytetarët e Kosovës janë falënderues ndaj aleatëve amerikanë për mbështetjen e madhe, derisa shtoi se miqësia Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë.
“Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit. Miqësia jonë është më e fortë se kurrë!”, shkroi presidentja Osmani në Facebook. /Telegrafi/