Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.
Osmani në postimin e bërë në Twitter, ka bërë thirrje që vendet të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin tashmë, transmeton Telegrafi.
“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, kjo pikë referimi mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka pohuar presidentja.
Ndryshe, sot janë bërë 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. /Telegrafi/
13 y ago @CIJ_ICJ confirmed that ??’s decl. of independence did not violate int’l law.
13 y later, this landmark opinion remains a call for countries who have not yet done so, to join democracies across the world & recognize the irreversible reality of our sovereign Republic. pic.twitter.com/n0RxRL48LL
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 22, 2023