Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se 22- vjet më parë në Betejën e Çabratit e cila filloi me 7 maj por zgjati disa ditë, luftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vunë nën mbrojtje të popullsisë civile, e cila u përballë me terrorin e forcave gjenocidale serbe.
Osmani ka shkruar në Facebook se në përpjekjen treditëshe të tyre për t’u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë.
“Përpjekjet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës së drejtë për lirinë që e gëzojmë sot. I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët dhe për të gjithë ata dëshmorë që patën guximin për t`u bërë therorë të lirisë”, ka shkruar ajo.