Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetje të plotë për popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke iu bashkuar mesazhit të Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio.
Ajo ka theksuar se Kosova mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Ne i bashkohemi deklaratës së Sekretarit Rubio dhe qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit,” ka shkruar Osmani në “X”.
Ajo ka theksuar gjithashtu se Kosova e dënon fuqishëm çdo veprim që dëmton themelet e Bosnjës dhe Hercegovinës, pasi një veprim i tillë mund të kërcënojë paqen dhe stabilitetin që rajoni ka arritur me shumë sakrifica dhe me mbështetje të palëkundur amerikane.
“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet thelbësor për të siguruar që rajoni ynë të ecë drejt stabilitetit dhe paqes afatgjatë, si dhe një të ardhmeje Euro-Atlantike. Ne jemi të angazhuar të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të arritur këtë qëllim,” ka shtuar Osmani. /Telegrafi/
We join Secretary Rubio’s statement and stand in full solidarity with the people of Bosnia and Herzegovina, reaffirming our unwavering support for the country’s sovereignty and territorial integrity.
We also strongly condemn any action that undermines the foundations of Bosnia… https://t.co/3XnRf5AN1Y
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 9, 2025