Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit.
Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.
“Në më pak se 24 orë, Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel/Ohër: Ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në ndesh me nenin 2), lobimi dhe votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës (në ndesh me nenin 4. Marrëveshje e re, por Serbi e njëjtë e vjetër”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ndërkaq, eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe hulumtuesi i Universitetit Johns Hopkins, Edward Joseph, tha se se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duhet ta informojë Spanjën dhe vendet tjera mosnjohëse ndaj Kosovës, të cilat janë anëtare të BE-së, se duke votuar kundër në KiE, Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën, e cila është ligjërisht të detyrueshme, e hartuar nga BE-ja./Telegrafi/
In less than 24 hours, Serbia has committed two violations of the Brussels/Ohrid Agreement:
1. Foreign interference in ?? elections (in violation of article 2)
2. Lobbying and voting against ?? CoE application (in violation of article 4)
New agreement, but same old Serbia.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 24, 2023