Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi se cili është qëndrimi i saj lidhur zhvillimet e fundit në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, ka pyetur kryetaren e Kuvendit, deputeti Krasniqi.
Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka thënë se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë gjatë karrierës së saj politike. “Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë”, ka thënë Osmani.
Seanca e jashtëzakonshme ku po diskutohet për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, ka filluar rreth orës 15:00.