Site icon Telegrafi

Osmani lutet për miqtë kroatë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bashkëndjerë me kroatët të cilët sot janë përballur me një tërmet të fuqishëm.

Osmani ka publikur në Facebook një fotografi nga materniteti në Zagreb,  ku shfaqen nënat e reja me foshnjat jashtë.

“Në kohën kur bota përballet me pandeminë Covid-19, Zagrebi po përballet edhe me pasojat e tërmetit. Në këtë ditë të rëndë, lutemi për miqtë kroat që këtë katastrofë natyrore ta përballojnë me sa më pak pasoja dhe jemi me ta duke ndarë solidaritetin dhe dhimbjen! (Foto nga materniteti në Zagreb, publikuar në mediat kroate)”, ka shkruar Osmani.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit me thellësi 10 kilometra, ka goditur veriun e Zagrebit të dielën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të ndërtesave, veturave si dhe daljen e njerëzve në rrugë nga paniku i madh. /Telegrafi/

Exit mobile version