Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti, në 21 vjetorin e zhdukjes së tij.
Osmani tha se Hoti luftoi me fuqinë e argumenteve për të drejtën e lirisë së Kosovës, ndërkaq sot emri i tij dhe fati tragjik vazhdon ta akuzojë shtetin e Serbisë.
“Fjala e fundit e tij ishte për Kosovën e lirë. E liria nuk ka kuptim pa zbardhjen e fatit të tij dhe të më se 1640 të të pagjeturve!”, ka thënë Osmani.
“Ai u mor peng nga Burgu i Dubravës, ndaj peng do të jemi edhe ne, derisa nuk e zbardhim fatin e secilit kosovar të zhdukur gjatë luftës.
Prandaj, nuk ka aministi, por drejtësi dhe gjykim të krimeve të bëra nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve. Tek atëherë paqja do të ketë kuptim, siç do të ketë kuptim edhe shikimi kah e ardhmja!”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani. /Telegrafi/