Site icon Telegrafi

Osmani: LDK nuk e ka përkrahur marrëveshjen me fusnotë, mos votimi i saj do të jetë izolim për Kosovën

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nuk është e vërtetë që LDK-ja e ka përkrahur marrëveshjen me fusnotë lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

“Në kohën kur LDK ka qenë në opozitë nuk ka qenë pro marrëveshjes me fusnotë, nuk është e vërtetë që e ka përkrahur”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që marrëveshjet me fusnotë po votohen në Kuvend, raporton Telegrafi.

Osmani ka theksuar se në rast se kjo marrëveshje nuk votohet atëherë alternativa do të jetë izolimi i Kosovës në të gjitha këto nisma rajonale.

“Nuk është njëjtë sikur Kosova të flasë për veten sikur Shqipëria të flasë për Kosovën”, u shpreh Osmani, duke shtuar se qeveria e kaluar i ka vendosur para një akti të kryer kur është pajtuar me nënshkrimin e marrëveshjeve me fusnotë

Këto deklarata të saj erdhën pasi që në seancë është duke u shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version