Pas ndalimit të Donika Gërvallës dhe Shefqet Dibranit për të marr pjesë në Kuvendin e Punës së LDK-së, ka reaguar deputetja e kësaj partie, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se ky trajtim i familjeve dhe i përfaqësuesve legjitim të degëve të diasporës është krim në vetvete, pasi nuk ka arsye që organet e LDK-së të frikësohen nga fjala e lirë, raporton KP.
“Sot ka ndryshime statutare dhe ne luftën duhet ta vazhdojmë edhe brenda. I kemi propozimet tona. Nëse i kanë ftuar afër 400 persona, nuk do të duhej të frikësoheshin edhe për dy zëra”, ka thënë ajo.