Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin Shaban Manaj, në 24-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në historinë e Kosovës, emri i Shaban Manajt mbetet simbol i përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të palëkundur.
“Një veprimtar politik, avokat dhe bashkëpunëtor i presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, i cili mishëroi qëndresën, shpresën, drejtësinë dhe barazinë u rrëmbye dhe u vra.
Kontributi i Shaban Manajt për kauzën e lirisë dhe demokracisë do të kujtohet përgjithmonë dhe do të jetë frymëzim për brezat, ndërkaq vendosja e drejtësisë do të jetë angazhim i yni i vazhdueshëm!”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/