Telegrafi

Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes

Presidentja ka deklaruar se fjalët nuk mund ta shprehin në mënyrë të duhur pikëllimin që ndjejmë për 116 jetët e humbura të banorëve të Studimes nga ky akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Megjithëse plagët e luftës dhe të ditës së kobshme në Studime mund të mos shërohen kurrë plotësisht, shpirti i banorëve mbetet i pathyer.

Studimja tashmë është ringritur, teksa banorët krahas me shpresën për drejtësi, shikojnë kah e ardhmja”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se do t’i kujtojmë martirët përherë për të mos u harruar, sikurse do t’i kujtojmë të gjitha masakrat nëpër Kosovë. /Telegrafi/