Site icon Telegrafi

Osmani kujton katër masakrat e Dukagjinit: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Osmani ka thënë se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

“Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve. Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri! /Telegrafi/

Exit mobile version