Telegrafi

​Osmani kujton 25-vjetorin e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku u vranë shtatë civilë të pafajshëm, nga mosha 5 deri në 65-vjeç nga regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit.

Në këtë akt makabër u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj.

“Kjo masakër është një nga dëshmitë më autentike të brutalitetit të një regjimi kriminal, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve. Sot, nderojmë kujtimin për të vrarët e asaj dite, ndërkohë që angazhimi ynë për vendosjen e drejtësisë mbetet i vazhdueshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/