Telegrafi

Osmani kujton 24-vjetorin e Masakrës së Stagovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Stagovës së Kaçanikut, ku u vranë 13 banorë të fshatit.

Osmani ka theksuar se Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik.

“24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive. Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik”, ka deklaruar Osmani.

Tutje, preidentja ka shtuar se “Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t`i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”. /Telegrafi/