Site icon Telegrafi

Osmani kujton 10 të vrarët e vitit 2000 në Mitrovicë: Bandat kriminale të nxitura nga Serbia duhet të dalin para drejtësisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ditën e 3-4 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë 10 qytetarë të Mitrovicës, në mesin e të cilëve edhe pleq, gra e fëmijë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Osmani tha se kujtimi për ta do të rëndojë ende mbi ndërgjegjet tona, derisa autorët, pjesë të bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë.

“25 të plagosur nga ajo natë dhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga ajo pjesë janë dëshmi e natës së trishtë, kur ata pësuan vetëm pse ishin shqiptarë por edhe dëshmi se spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në veri të vendit vazhdoi edhe pas luftës”, tha Osmani.

Tutje tha se ngjarje të tilla mos u përsëritshin kurrë, teksa kujtimi për të vrarët qoftë i përhershëm./Telegrafi/

Exit mobile version