Telegrafi

Osmani: Kreu i LDK-së ka vendosur të mos jem në listën zgjedhore, por nuk mund të më largojnë nga partia

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka theksuar se se lufta e saj dhe përkrahësve të saj, duhet të vazhdojë derisa ka elektorat që e përkrahin kauzën e reformimit të LDK-së.

Në “Zona B” të Klan Kosovës ajo ka theksuar se mendon që lidershipi i partisë më nuk do ta fus në listën zgjedhore, duke shtuar “se mendoj që ky vendim është marrë tash”.

“Vjosa është në LDK deri në momentin që elektorati i LDK-së do ta përkrah. Çdo vendim që do ta marrë, do të jetë nëse elektorati i LDK-së do të ma kërkonte një gjë të tillë. Nuk ka as Isa Mustafa, Agim Veliu e as Lutfi Haziri, që mua mund të më shtyjnë të largohem nga partia”, ka theksuar Osmani.

Gjithashtu deputetja ‘rebele’ e LDK-së ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Isa Mustafa./Telegrafi/