Telegrafi

Osmani: Kosovës i duhet drejtësi, Serbia nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosovës në këto momente i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi dhe mbi të gjitha drejtësi.

Sipas saj, drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë dhe kjo duhet të thuhet çdo ditë çdokund në botë.

Lexo po ashtu Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion. Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, shkruan Osmani. /Telegrafi/