Site icon Telegrafi

Osmani: Kosovës i duhen politikanë këmbëngulës e vizionarë

Kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani ka qëndruar sot në fshatin Korishë.

Nga aty, Osmani përmendi burrështetasit Klinton dhe Blair të cilët vlerësuan lartë figurën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

“Kur presidenti Klinton e kryeministri Blair vinin në Kosovë na thonin: politikani më këmbëngulës që kanë njohur ndonjëherë ishte Rugova. Ai komunikonte butë, por argumentonte thellë. Ai na e krijoi modelin çfarë është këmbëngulësia e çfarë është besimi”, ka thënë Osmani.

Ajo ka paraqitur nevojën e Kosovës për politikanë këmbëngulës, vizionarë, që secilit qytetar ia mundësojnë që ta realizojë ëndrrën e tij në Kosovë.

“Sot na duhen politikanë që t’i mbrojnë institucionet nga krimi e korrupsioni; politikanë që janë këmbëngulës, të cilëve, sikur thoshte Rugova “kokën mund t’ua ndërroni, por mendjen kurrë”.

Këtë mund ta bëjë vetëm një politikane e cila kurrë s’i ka ndërruar qëndrimet e saj.

“Unë s’e kam keqpërdorur kurrë besimin tuaj”, ka thënë Osmani para banorëve të fshatit Korishë.

Osmani ka thënë se LDK-ja e bën qeverinë me njerëz që i përkulen vetëm qytetarit, por jo krimit.

“Asnjë hap i qeverisë së ardhshme s’do të bëhet pa ju, sepse për mua posti i kryeministrit nënkupton shërbim dhe jo privilegj”, ka premtuar Osmani para shumë banorëve dhe aktivistëve të LDK-së, në Korishë.

Exit mobile version