Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar në Itali, ku ka marrë pjesë në “Global Women Leaders Summit”.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë qëndrimit në Itali ka kaluar dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore.
“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në ‘Global Women Leaders Summit’, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se “Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë!”. /Telegrafi/