Site icon Telegrafi

Osmani: Kosova e interesuar për investitorët japonez dhe mbështetje në arsim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin e Japonisë në Kosovës, Akira Mizutani.

Ambasadori Mizutani ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet të dy shteteve, me fokus të posaçëm në sferën e investimeve dhe atë të arsimit.

Ai ka ftuar kryetaren e Kuvendit për një vizitë në Japoni.

Ndërkaq kryetarja Osmani ka falënderuar shtetin japonez për mbështetjen që po i jep Kosovës që nga viti 1999. Ajo ka thënë se Kosova është e interesuar për investitorët japonezë, sikurse edhe për mbështetje në sferën e arsimit.

“Resursi më i madh i Kosovës është rinia. Ky është kapitali më i madh që e kemi”, ka thënë zonja Osmani, teksa ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me shkëmbimin e studentëve. /Telegrafi/

Exit mobile version