Site icon Telegrafi

Osmani: Kosova e bekuar me mbështetjen e kancelarit Scholz dhe miqësinë me Gjermaninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Selanik të Greqisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka marrë pjesë në darkën e përbashkët me liderët e shteteve të Evropës Juglindore.

Në darkën e përbashkët mori pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili është ulur në tavolinë pranë presidentes Osmani.

Presidentja Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka takuar kancelarin gjerman, të cilin e ka falënderuar për angazhimin personal ndaj rajonit të Ballkanit.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë.

Jam e kënaqur që e takova në Selanik në Samitin SEECP ku e falënderova kancelarin për angazhimin e tij personal ndaj rajonit tonë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

 

Në darkën e liderëve të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, përveç kancelarit Scholz, ishte edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Lexo po ashtu Rama publikon foto nga darka në Greqi, Osmani ulur afër kancelarit Scholz - Vuçiq përballë tyre

Në fotografinë e pulikuar nga darka e përbashkët shihet kancelari Olaf Scholz në qendër të tavolinës, afër nikoqirit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Krah Osmanit është Edi Rama. Përballë tyre janë kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq./Telegrafi/

 

Exit mobile version